Pershendetje Nafie,
Jemi dakord per koordinimin, por ne pamundesi per t'u takuar live, si e
keni menduar juve te koordinohemi? Ju lutemi na dergoni disa propozime. Ne
baze te propozimit do ta diskutojme tek takimi jone mujor i cili eshte se
shpejti. Ju kujtojme ketu qe ne kemi nje buxhet vjetor te aprovuar deri me
dhjetor 2019, ne te cilin kemi parashikuar eventet dhe insititucionet me
prioritet te larte dhe te ulet per bashkepunim, te cilat nuk mund ti
ndryshojme.
Po e vendos sq-wikipedia mailing list ne bcc sepse kjo nuk eshte mailing
list i dedikuar i user groupit por i komunitetit shqiptare te Wikipedias,
keshtu qe per ceshtje private ju lutemi te na shkruani vetem ne emailin
personal te UG.
Ne emer te Wikimedians of Albanian Language,
Greta
On Sun, Mar 31, 2019 at 6:38 PM Nafie Shehu <nafie.shehu(a)gmail.com> wrote:
Përshëndetje,
në vijim të komunikimit në mailing list të Wikimedia rreth njohjes së
Wikimedia Community User Group Albania dhe të takimit të fundit mujor te UG
tonë ku u bisedua dhe kjo temë, ju kontaktojmë për të parë mundësinë e
koordinimit minimal midis UGve për evitimin e keqkuptimeve midis nesh.
Mendojmë që një klimë negative nuk është aspak produktive dhe për UGet tona
por dhe për zhvillimin e Wikimedia në hapësirat ku jemi aktiv. Meqënëse të
dy palët kemi si qëllim zhvillimin e projekteve dhe nënprojekteve të
Wikimedia në Shqipëri, në SQ Wikipedia etj, do donim me këtë email të
propozojmë fillimin e dialogut për koordinim për të evituar keqkuptimet
midis nesh si dhe ekspozimin e problematikave që potencialisht mund të kemi
në grupime të tjera. Eshtë e rëndësishme në këtë fazë që të dakortësojmë në
parim në qoftë se dëshironi të fillojmë një bisedë të tillë, që në vijim të
bisedojmë dhe për tema dhe shqetësime specifike nga të dyja palët.
Ne jemi në dispozicion për koordinimin midis palëve dhe për organizimin e
një takimi në javët/muajt në vijim për sa më lart duke specifikuar dhe një
axhendë paraprakisht në rast se dicka e tillë konsiderohet e nevojshme nga
ana juaj.
Duke shpresuar në përgjigje pozitive,
Në emër të WCUGA
Nafie Shehu
_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
Wikipedia-SQ(a)lists.wikimedia.org
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq