Përshëndetje,
 
në vijim të komunikimit në mailing list të Wikimedia rreth njohjes së Wikimedia Community User Group Albania dhe të takimit të fundit mujor te UG tonë ku u bisedua dhe kjo temë, ju kontaktojmë për të parë mundësinë e koordinimit minimal midis UGve për evitimin e keqkuptimeve midis nesh. Mendojmë që një klimë negative nuk është aspak produktive dhe për UGet tona por dhe për zhvillimin e Wikimedia në hapësirat ku jemi aktiv. Meqënëse të dy palët kemi si qëllim zhvillimin e projekteve dhe nënprojekteve të Wikimedia në Shqipëri, në SQ Wikipedia etj, do donim me këtë email të propozojmë fillimin e dialogut për koordinim për të evituar keqkuptimet midis nesh si dhe ekspozimin e problematikave që potencialisht mund të kemi në grupime të tjera. Eshtë e rëndësishme në këtë fazë që të dakortësojmë në parim në qoftë se dëshironi të fillojmë një bisedë të tillë, që në vijim të bisedojmë dhe për tema dhe shqetësime specifike nga të dyja palët. 
 
Ne jemi në dispozicion për koordinimin midis palëve dhe për organizimin e një takimi në javët/muajt në vijim për sa më lart duke specifikuar dhe një axhendë paraprakisht në rast se dicka e tillë konsiderohet e nevojshme nga ana juaj.

Duke shpresuar në përgjigje pozitive,
Në emër të WCUGA

Nafie Shehu