Wiki Loves Earth 2019
Konkursi i ndërkombëtar i fotografisë të monumenteve natyrore
[image: wle website-09.png]
Dëshiron të njoftosh botën me bukuritë natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë
dhe të fitosh çmim?
Nëse po, Wiki Loves Earth të jep këtë mundësi!
Wiki Loves Earth 2019 është konkurs ndërkombëtar i fotografisë që do të
zhvillohet edhe në Kosovë dhe Shqipëri nga 1 deri me 31 maj 2019 i cili ju
mundëson të fitoni çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Wiki Loves Earth 2019 fton fotografët amatorë dhe profesionist të ngarkoj
në Wikimedia Commons fotografi të monumenteve natyrore të mbrojtura të
Kosovës dhe Shqipërisë.
Për t’u bërë pjesë e konkursit, fotografitë duhet të jenë nga lista e
monumenteve të mbrojtura natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë. Ju mund të
ngarkoni fotografi pa kufi, mjafton të jenë të cilësisë së lartë.
Listën e monumenteve natyrore të Kosovës e gjeni këtu
<https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_2019_in_Kosovo/…>
.
Listën e monumenteve natyrore të Shqipërisë e gjeni këtu
<https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_2019_in_Albania…>
.
Fotografitë do vlersohen nga juria profesionale ku 3 fotografitë më të
mirat do marrin shpërblime, ndërsa 10 më të mirat do të nominohen për garën
ndërkombëtare të Wiki Loves Earth bashkë me 23 shtete të botës.
-
Për t’u bërë pjesë e konkursit për Kosovën kliko këtu .
<https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_2019_in_Kosovo>
-
Për t’u bërë pjesë e konkursit për Shqipërinë këtu.
<https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_2019_in_Albania>
Qëllimi i këtij konkursi është të mbledh fotografi të monumenteve natyrore
të mbrojtura të Kosovës, të publikuara në domain publik nëpërmjet Wikimedia
Commons. Licenca e lirë e këtyre fotografive mundëson përdorimin e tyre në
Wikipedia dhe internet, duke ndihmuar botën të njoftohen me bukuritë
natyrore të Kosovës.
Ky konkurs organizohet nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe.
**
Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ka për qëllim që të
kontribuoj në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmisimin dhe zhvillimin e
përmbajtjes në Wikipedia Shqip dhe projektet tjera wiki. Ne mbështesim
komunitetit shqiptar të Wikipedias, duke krijuar bashkëpunime, organizuar
aktivitete dhe mbështetur projekte, të cilat promovojnë informacionin e
lirë dhe kulturën e Wikipedias. Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërine,
Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë kur flitet shqip. Për më shumë vizito:
www.wikimediashqip.org ose faqet tona në Facebook,
<https://www.facebook.com/SQWikimediansUG/> Instagram
<https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG/>& Twitter
<https://twitter.com/SQWikimediansUG>.
[image:
1200px-Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group_Vertical_Logo.svg.png]