Pershendetje Nafie,

Jemi dakord per koordinimin, por ne pamundesi per t'u takuar live, si e keni menduar juve te koordinohemi? Ju lutemi na dergoni disa propozime. Ne baze te propozimit do ta diskutojme tek takimi jone mujor i cili eshte se shpejti.  Ju kujtojme ketu qe ne kemi nje buxhet vjetor te aprovuar deri me dhjetor 2019, ne te cilin kemi parashikuar eventet dhe insititucionet me prioritet te larte dhe te ulet per bashkepunim, te cilat nuk mund ti ndryshojme.

Po e vendos sq-wikipedia mailing list ne bcc sepse kjo nuk eshte mailing list i dedikuar i user groupit por i komunitetit shqiptare te Wikipedias, keshtu qe per ceshtje private ju lutemi te na shkruani vetem ne emailin personal te UG.

Ne emer te Wikimedians of Albanian Language,
Greta

On Sun, Mar 31, 2019 at 6:38 PM Nafie Shehu <nafie.shehu@gmail.com> wrote:
Përshëndetje,
 
në vijim të komunikimit në mailing list të Wikimedia rreth njohjes së Wikimedia Community User Group Albania dhe të takimit të fundit mujor te UG tonë ku u bisedua dhe kjo temë, ju kontaktojmë për të parë mundësinë e koordinimit minimal midis UGve për evitimin e keqkuptimeve midis nesh. Mendojmë që një klimë negative nuk është aspak produktive dhe për UGet tona por dhe për zhvillimin e Wikimedia në hapësirat ku jemi aktiv. Meqënëse të dy palët kemi si qëllim zhvillimin e projekteve dhe nënprojekteve të Wikimedia në Shqipëri, në SQ Wikipedia etj, do donim me këtë email të propozojmë fillimin e dialogut për koordinim për të evituar keqkuptimet midis nesh si dhe ekspozimin e problematikave që potencialisht mund të kemi në grupime të tjera. Eshtë e rëndësishme në këtë fazë që të dakortësojmë në parim në qoftë se dëshironi të fillojmë një bisedë të tillë, që në vijim të bisedojmë dhe për tema dhe shqetësime specifike nga të dyja palët. 
 
Ne jemi në dispozicion për koordinimin midis palëve dhe për organizimin e një takimi në javët/muajt në vijim për sa më lart duke specifikuar dhe një axhendë paraprakisht në rast se dicka e tillë konsiderohet e nevojshme nga ana juaj.

Duke shpresuar në përgjigje pozitive,
Në emër të WCUGA

Nafie Shehu
        
     
_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
Wikipedia-SQ@lists.wikimedia.org
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq