Përshëndetje Wikipedianë,
Në kuadër të bashkëpunimit me institucione publike GLAM në Shqipëri është
planifikuar vizitë në Arkivin Qëndror Shtetëror i Filmit shqiptar (AQSHF -
Shqipëri) për të parë nga afër punën arkivore të industrisë së filmit në
Shqipëri dhe për të konsoliduar bashkëpunimin midis këtij institucioni dhe
Wikipedianëve. Gjithashtu, ky takim organizohet pak kohë para firmosjes së
marrëveshjes së bashkëpunimit midis AQSHF dhe WCUGA dhe do shërbejë si punë
paraprake kërkimore nga wikipedianët që do marrin pjesë.
Në qoftë se ka interes per pjesëmarrje në këtë vizitë je i lutur që të
regjistrohesh brenda datës *19.12.2018 ora 9.00*:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeOL9_26-wsL9ZrnxYNz4VMwCzA1rPtgJy….
Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shqiptar (AQSHF - Shqipëri) është
institucion nën varësinë e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. AQSHF-ja
merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe
shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja
kinematografike e televizive dhe veprave studimore, duke respektuar të
drejtat morale dhe ekonomike të autorit. Ky institucion shkëmben materiale
arkivore për zgjerimin e pasurimin e inventarit te tij me homologë
shtetërore e private brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kushte reciprociteti.
Website
http://aqshf.gov.al/.
Ky aktivitet organizohet nga Wikimedia Community user Group Albania
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania>,
por pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.
Faleminderit,
Nafie