*Unë redaktoj Wikipedia-n*
*Kampanja promovuese online me qëllim përmisimin e Wikipedia Shqip. *
[image: une editoj wikipedia-03.jpg]
A e ke ditë që Wikipedia-n mund ta redaktosh edhe ti?
Po, po ti!
Unë editoj Wikipedia-n fton të gjithë publikun që t’i bashkohet komunitetit
të Wikipedianëve, duke kontribuar njohuritë e tyre në Wikipedia Shqip, duke
rritur cilësinë dhe sasinë e artikujve. Wikipedianët janë komuniteti i
vullnetarëve të cilët kontribojnë njohuritë e tyre në Wikipedia.
*Çfarë Wikipedianët bëjnë ka potencial për të ndryshuar botën, por është
ende një rrugë e gjatë deri se të mbledhim shumën e të gjitha njohurive. *
*Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.*
Për t’u bërë pjesë e kampanjës kliko
*këtu*
<https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_redaktoj_Wikipedia-n>
Të gjithë pjesëmarrësit do të vlerësohen dhe mirënjohen për kontributet e
tyre.
Kjo kampanjë e cila do të zhvillohet nga 1 - 31 mars 2019, synon të
informoj publikun shqipfolës që Wikipedia - enciklopedia e lirë dixhitale -
shkruhet dhe editohet nga të gjithë ne.
Përgjatë gjithë muajit mars, Wikipedianët e Gjuhës Shqipe do informojnë dhe
ndihmojnë publikun rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia Shqip.
Për më shumë rreth kampanjës, dhe editimit në Wikipedia, vizito
www.wikimediashqip.org, ose faqet tona në Facebook,
<https://www.facebook.com/SQWikimediansUG/> Instagram
<https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG/>& Twitter
<https://twitter.com/SQWikimediansUG>.
**
Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ka për qëllim të
kontribuoj në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmisimin dhe zhvillimin e
përmbajtjes në Wikipedia Shqip dhe projektet tjera wiki.
Ne mbështesim komunitetit shqiptar të Wikipedias, duke krijuar
bashkëpunime, organizuar aktivitete dhe mbështetur projekte të cilat
promovojnë informacionin dhe kulturën e lirë.
Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërine, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë ku
flitet shqip.
[image:
1200px-Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group_Vertical_Logo.svg.png]