Wikimedianet e gjuhës shqipe
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group>
pas photowalk-ut në qytetet e Kosovës, do organizojnë një Photowalk në
qytetet e Shqipërise për 2 dite. Duke fotografuar qytetet gjatë kësaj
shetitje, ne synojmë te pasurojme Wikimedia Commons me fotografite qe do
t’i beni ju. Keshtu, bëjmë Shqipërine me te dukshme në boten e internetit.
Ai/ajo qe ka me shumë fotografi të votuara nga juria do fitoj nje aparat
'''POLAROID'''. Pra sa më shumë foto te ngarkoni aq më shumë
rritet
mundesia qe ju te fitoni aparatin.
'''Itinerari:'''
* Dita e shtune: Tirane - Kruje - Fushë Krujë
* Dita e diele: Tirane - Durres ( me ndalese në pazarin e ri te Tiranes)
Transporti dhe dreka per te dyja ditet do te mbulohet nga organizuesit.
Synimi i kësaj shëtitje është te dokumentojme me foto jeten e perditshme të
qytetit ne Commons. Si përshembull, rruget, tabelat, shitesit ambulante,
ndërtesa te vjetra, stacionet e autobuseve, ushqimet që shiten ne rruge
etj. Pra synimi jone nuk jane vendet turistike që tashme kane foto online,
por ajo pjesë e qytetit që nuk ka foto online.
Duke qenë se vendet jane te limituara ju lutemi të regjistroheni
paraprakisht tek forma me poshtë
Forma:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScemMkwC0vClPZadtTIOUe5VYeDCSSfsfn…
Faleminderit,
Ne emër të WoALUG
Greta
User: Margott