Wikimedianet e gjuhës shqipe pas photowalk-ut në qytetet e Kosovës, do organizojnë një Photowalk në qytetet e Shqipërise për 2 dite. Duke fotografuar qytetet gjatë kësaj shetitje, ne synojmë te pasurojme Wikimedia Commons me fotografite qe do t’i beni ju. Keshtu, bëjmë Shqipërine me te dukshme në boten e internetit. 

Ai/ajo qe ka me shumë fotografi të votuara nga juria do fitoj nje aparat '''POLAROID'''. Pra sa më shumë foto te ngarkoni aq më shumë rritet mundesia qe ju te fitoni aparatin.

'''Itinerari:'''
* Dita e shtune: Tirane - Kruje - Fushë Krujë
* Dita e diele: Tirane - Durres ( me ndalese në pazarin e ri te Tiranes)

Transporti dhe dreka per te dyja ditet do te mbulohet nga organizuesit.

Synimi i kësaj shëtitje është te dokumentojme me foto jeten e perditshme të qytetit ne Commons. Si përshembull, rruget, tabelat, shitesit ambulante, ndërtesa te vjetra, stacionet e autobuseve, ushqimet që shiten ne rruge etj. Pra synimi jone nuk jane vendet turistike që tashme kane foto online, por ajo pjesë e qytetit që nuk ka foto online.

Duke qenë se vendet jane te limituara ju lutemi të regjistroheni paraprakisht tek forma me poshtë


Faleminderit,

Ne emër të WoALUG
Greta
User: Margott