Tung,
Wikipedia eshte neutrale, dmth nuk merr ane ne qeshtje politike apo tjera,
por thjesht i reflekton burimet dytesore ne dispozicion (kjo nuk eshte pa
probleme por diskutim me i thelle).
E kuptoj qe diteve te fundit koleget ne Shqiperi kane pasur pasione te
nxehta per shkak te protestave te studenteve, duke e prezantuar grupin si
mbeshtetes te protestave. Nuk mendoj qe as si grup duhet te marrim ane
politike. Duke qene grup me antaresi, qendrimet do te duhej te
diskutoheheshin e pajtoheshin bashk ku po besoj disa prej nesh mund te jene
ne anen e kundert.
Me heret kemi pas probleme per shkak te pershtypjes se po favorizohen
personalitete socialiste, edhe kjo na humbi ndonje editor.
Qendrimet tuaja politike thjesht prezantoni si tuajat pa e perfshire
grupin. Besoj qe ky eshte qendrimi afatgjtate me i mire per ne.
Nese megjithate deshironi t'i mbeshtetni protestat permes Wikit, ofroni
fotografi te lira ne Commons per mediat, raportoni ne Wikinews etj me
neutralitetin e nevojshem qe pritet nga ky i fundit.
Faleminderit per mirekuptimin,
Arianiti