Përshëndetje,
Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference
Albania <http://oscal.openlabs.cc>, do të zhvillohet për të katërtin vit
radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së
informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e
teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 13 & 14 maj 2017 pranë
ambienteve të OFIÇINA dhe Harry Fultz nga Open Labs Hackerspace, komuniteti
që ka qëllime dhe ideologji të përbashkëta me konferencën.
Fundjava e 13-14 majit 2017 pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të
teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free
open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në
mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka
dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me
pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij shpreson të frymëzojë dhjetëra të tjerë.
Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të mbahen
paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të
konferencës. Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të
mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të
përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për
projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat
përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se
Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, phpList, Nextcloud janë vetëm
disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër
informacion rreth projekteve.
Sigurisht, është një rast shumë i mirë për të prezantuar Wikipedian në
audiencë që ka potencial të lartë që të jenë kontribues aktiv pas
konferencës.
Edicioni i fundit i OSCAL, pra ai i 2016, la pas në kohë 70 prezantime dhe
prezantues nga 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Evropës) dhe rreth
300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free
open source.
*Internet i njerëzve nga njerëzit*
Tematika e #OSCAL17 "Internet of People" është slogan që do të shoqërojë
edicionin e katërt të OSCAL, për të theksuar rolin tonë si individë në
industrinë e teknologjisë. Teknologjia nuk duhet të merret si e mirëqenë,
ajo nuk është! Njerëzit janë! Në fund të fundit ne e krijojmë atë. Dhe
çfarë ka rëndësi më së shumti është qëllimi për të cilin zhvillohet
teknologjia: impakti social që ajo shkakton.
*Pjesëmarrja*
Kushdo që ka dëshirë të jetë pjesë e Open Source Conference Albania mund të
marrë pjesë pa pagese duke u regjistruar në oscal.openlabs.cc, ndërkohë që
ekziston edhe mundësia e donacioneve për të gjithë ata që kanë dëshirë të
kontribuojnë financiarisht në organizim.
*Wikipedianët në OSCAL*
Grupi organizator, pjesë e të cilit jam dhe unë, do ketë dhe këtë vit
një kujdes
të vecantë për Wikipedian. Për të patur prezencë sa më të mirë me impakt
rritjen e numrit të Wikipedianëve të rinj, është iniciuar aplikimi i një
granti (draft) për ndihmë financiare të cilin mund ta gjeni këtu:
https://meta.wikimedia.org/wiki/Grants:Project/Rapid/OpenLabs/OSCAL2017.
Komentet tuaja janë të mirëpritura ashtu si dhe 'endorsments' në rast
dakortëmi me propozimin.
Për të pasur prezencë sa më të mirë të pjesërrëite konferencës që janë
wikipedianë potencialë ju inkurajoj dhe ju ftoj që të:
- aplikoni për info booth të Wikimedia;
- aplikoni për puntoriose edit-a-thon;
- aplikoni për prezantim.
Meqënëse jam në grupin organizator të OSCAL e kam të vështirë që të marr për
sipër organizim të info booth (që e konsideroj shumë të rëndësishëm) si dhe
prezantim ose puntori, por do sigurohem që wikipedianët të kenë mbështetje
maksimale.
*Informacion i mëtejshëm:*
Website: oscal.openlabs.cc
Kontakt: oscal(a)openlabs.cc
Rrjetet sociale: #OSCAL2017
<https://duckduckgo.com/?q=%23OSCAL2017&t=lm&ia=web>
Twitter: @OSCALconf <https://twitter.com/OSCALconf>
Instagram: @oscalconf <https://www.instagram.com/oscalconf/>
Telegram channel:
https://telegram.me/OSCAL2017
*Data të rëndësishme*
Hapje e thirrjes për ligjërues:
http://oscal.openlabs.cc/oscal-2017-call-for-proposals/ (deri në 15.03.2017)
Hapje e thirrjes për info-booth:
http://oscal.openlabs.cc/oscal-2017-call-info-booths/ (deri në 10.03.2017)
Hapje e thirrjes për sponsorë: janar 2017 (deri në 2.04.2017)
Hapje e thirrjes për vullnetarë: 20.02.2017 (deri në 15.03.2017)
Regjistrimet për pjesëmarrje: 01.03.2017
*---*
*Redon Skikuli*
*e-mail: **redon(a)skikuli.com <redon(a)skikuli.com>*
*web: **www.skikuli.com <http://www.skikuli.com>*