Përshëndetje,

Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 13 & 14 maj 2017 pranë ambienteve të OFIÇINA dhe Harry Fultz nga Open Labs Hackerspace, komuniteti që ka qëllime dhe ideologji të përbashkëta me konferencën.

Fundjava e 13-14 majit 2017 pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij shpreson të frymëzojë dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës. Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, phpList, Nextcloud janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth projekteve.
Sigurisht, është një rast shumë i mirë për të prezantuar Wikipedian në audiencë që ka potencial të lartë që të jenë kontribues aktiv pas konferencës.
Edicioni i fundit i OSCAL, pra ai i 2016, la pas në kohë 70 prezantime dhe prezantues nga 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Evropës) dhe rreth 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source.

Internet i njerëzve nga njerëzit
Tematika e #OSCAL17 "Internet of People" është slogan që do të shoqërojë edicionin e katërt të OSCAL, për të theksuar rolin tonë si individë në industrinë e teknologjisë. Teknologjia nuk duhet të merret si e mirëqenë, ajo nuk është! Njerëzit janë! Në fund të fundit ne e krijojmë atë. Dhe çfarë ka rëndësi më së shumti është qëllimi për të cilin zhvillohet teknologjia: impakti social që ajo shkakton.

Pjesëmarrja
Kushdo që ka dëshirë të jetë pjesë e Open Source Conference Albania mund të marrë pjesë pa pagese duke u regjistruar në oscal.openlabs.cc, ndërkohë që ekziston edhe mundësia e donacioneve për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë financiarisht në organizim.

Wikipedianët në OSCAL
Grupi organizator, pjesë e cilit jam dhe unë, do ketë dhe këtë vit një kujdes të vecantë r Wikipedian. Për të patur prezencë sa më mirë me impakt rritjen e numrit të Wikipedianëve të rinj, është iniciuar aplikimi i një granti (draft) për ndihmë financiare të cilin mund ta gjeni këtu: https://meta.wikimedia.org/wiki/Grants:Project/Rapid/OpenLabs/OSCAL2017. Komentet tuaja janë të mirëpritura ashtu si dhe 'endorsments' në rast dakortëmi me propozimin.
Për të pasur prezencë sa më të mirë të pjesërrëite konferencës që janë wikipedianë potencialë ju inkurajoj dhe ju ftoj që të:
- aplikoni për info booth të Wikimedia;
- aplikoni për puntoriose edit-a-thon;
- aplikoni për prezantim.
Meqënëse jam në grupin organizator të OSCAL e kam të vështirë që të marr përsipër organizim të info booth (që e konsideroj shumë nsishëm) si dhe prezantim ose puntori, por do sigurohem që wikipedianët kenë mbështetje maksimale.


Informacion i mëtejshëm:
Website: oscal.openlabs.cc
Kontakt: oscal@openlabs.cc
Rrjetet sociale: #OSCAL2017
Twitter: @OSCALconf
Instagram: @oscalconf
Telegram channel: https://telegram.me/OSCAL2017

Data të rëndësishme
Hapje e thirrjes për ligjërues: http://oscal.openlabs.cc/oscal-2017-call-for-proposals/ (deri në 15.03.2017)
Hapje e thirrjes për info-booth: http://oscal.openlabs.cc/oscal-2017-call-info-booths/ (deri në 10.03.2017)
Hapje e thirrjes për sponsorë: janar 2017 (deri në 2.04.2017)
Hapje e thirrjes për vullnetarë: 20.02.2017 (deri në 15.03.2017)
Regjistrimet për pjesëmarrje: 01.03.2017


---
Redon Skikuli
e-mail: redon@skikuli.com
web:
www.skikuli.com