Përshëndetje Wikipedianë,
Komuniteti shqiptar i Wikipedias, në 12 mujorin e fundit si në shumë ngjarje dhe projekte
që merr pjesë për herë të parë, edhe në Wikimania 2016, për herë të parë përfaqësohet me
Wikipedianë shqiptarë. Unë, për herë të parë marr pjesë në një konferencë botërore të
Wikimedias, dhe ka qenë një përvojë shumë më e mirë nga sa prisja, e cila më ka motivuar
të kontribuoj më shumë dhe të fillojë disa projekte të reja.
Deri tani si rezultat i pjesëmarrjes në Wikimania, kemi marrë pjesë në disa projekte, si
Java e Shkrimit për Trashëgiminë Kulturore, DARM Challenge, së shpejti do të krijohet
projekti WikiWomen's, dhe një bot për gjetjen e artikujve që kanë mungesa (artikujt pa
gjeolokacione dhe pa foto).
Për më shumë ne kemi krijuar një faqe, ku do të shkruajmë për eksperiencën tonë në
Wikimania, që ditët në vijim do të kompletohet nga Arianiti dhe
Greta:https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wikimania_2016
___Liridon S.