Pershendetje,
eshte aprovuar nga Wikimedia granti i katagorise Rapid Grant per projektin
Wiki Loves Maps. Projekti ne fjale ka si qëllim përmirësimin e
informacionit të gjeolokacionit të artikujve në SQ Wikipedia dhe të
gjeoinformacionit në artikuj rreth Shqipërisë në Wikipedia në gjuhë të
tjera si anglisht, Italisht, frengjisht, greqisht etj.
Te gjitha detajet mund ti gjeni ketu:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wiki_Loves_Maps#Listat_e_artikujve_…
duke perfshire listen e deritanishme te artikujve te propozuar
Ne faqen e projektit mund te gjeni dhe detaje rreth aktiviteteve qe do
vijojne qe do kene si qellim:
- prezantimin e projektit ne komunitete si per shembull Open Labs;
- perpilimi i listave me artikujt qe i mungon gjeoinformacioni;
- organizimi i edit-a-thons ku do permiresohen artikujt e listes;
- promovimi i rendesise se gjeoinformacionit ne artikj te Wikipedia ne
media;
- pune ne terren per mbledhjen e koordinatave aty ku eshte e pamundur te
gjehen online.
- informim te institucioneve perkatese te cilat mund te na japin
informacion si per shembull IMK (kjo pike eshte per tu biseduar ne vijim me
komunitetin pasi eshte sensitive si cdo marredhenie me organe qeveritare).
Cdo person eshte i ftuar te kontribuoje per te arritur qellimet e
projektit,
Ne qofte se do perfshiheni mos harroni ju lutem te shenoni emrin tuaj ketu:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wiki_Loves_Maps#Grupi_koordinues
Faleminderit,
*---*
*Redon Skikuli*
*e-mail: **redon(a)skikuli.com <redon(a)skikuli.com>*
*web: **www.skikuli.com <http://www.skikuli.com>*