*Unë redaktoj Wikipedia-n* *Kampanja promovuese online me qëllim përmisimin e Wikipedia Shqip. *
[image: une editoj wikipedia-03.jpg]
A e ke ditë që Wikipedia-n mund ta redaktosh edhe ti?
Po, po ti!
Unë editoj Wikipedia-n fton të gjithë publikun që t’i bashkohet komunitetit të Wikipedianëve, duke kontribuar njohuritë e tyre në Wikipedia Shqip, duke rritur cilësinë dhe sasinë e artikujve. Wikipedianët janë komuniteti i vullnetarëve të cilët kontribojnë njohuritë e tyre në Wikipedia.
*Çfarë Wikipedianët bëjnë ka potencial për të ndryshuar botën, por është ende një rrugë e gjatë deri se të mbledhim shumën e të gjitha njohurive. *
*Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.*
Për t’u bërë pjesë e kampanjës kliko
*këtu* https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_redaktoj_Wikipedia-n
Të gjithë pjesëmarrësit do të vlerësohen dhe mirënjohen për kontributet e tyre.
Kjo kampanjë e cila do të zhvillohet nga 1 - 31 mars 2019, synon të informoj publikun shqipfolës që Wikipedia - enciklopedia e lirë dixhitale - shkruhet dhe editohet nga të gjithë ne.
Përgjatë gjithë muajit mars, Wikipedianët e Gjuhës Shqipe do informojnë dhe ndihmojnë publikun rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia Shqip.
Për më shumë rreth kampanjës, dhe editimit në Wikipedia, vizito www.wikimediashqip.org, ose faqet tona në Facebook, https://www.facebook.com/SQWikimediansUG/ Instagram https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG/& Twitter https://twitter.com/SQWikimediansUG.
** Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ka për qëllim të kontribuoj në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmisimin dhe zhvillimin e përmbajtjes në Wikipedia Shqip dhe projektet tjera wiki. Ne mbështesim komunitetit shqiptar të Wikipedias, duke krijuar bashkëpunime, organizuar aktivitete dhe mbështetur projekte të cilat promovojnë informacionin dhe kulturën e lirë. Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërine, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë ku flitet shqip.
[image: 1200px-Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group_Vertical_Logo.svg.png]