Pershendetje,
Greta, Liridoni dhe une, kemi kenaqesine te ndajme me te gjithe ju
eksperiencen tone ne konferencen me te madhe, ate te Wikimanise te mbajtur
ne korrik te ketij viti ne Cape Town, ne Afriken e Jugut.
Ju lutemi, gjeni ne linkun e meposhtem:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wikimania_2018 nje shkrim nga te
tre ne lidhur me eksperiencen e gjithesecilit prej nesh ne Wikimania 2018.
Per cdo pyetje ose informacion me teper mos hezitoni te na shkruani.
Me respekt,
Jona :)
Shqipëria dhe Kosova pjesë e garës më të madhe të fotografisë WIKI LOVES
MONUMENTS
Gjatë muajit shtator 2018, gara më e madhe e fotografisë në botë WIKI LOVES
MONUMENTS do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.
Wiki Loves Monuments <https://en.wikipedia.org/wiki/Wiki_Loves_Monuments>,
i njohur nga Libri i Ginesit si gara më e madhe e fotografisë në botë,
është konkurs ndërkombëtar i fotografisë i cili mbahet çdo shtator, i
organizuar nga Wikimedia <https://www.wikimedia.org/> dhe filialet lokale
të çdo shteti pjesëmarrës. Qëllimi i kësaj gare është që të ftoj fotografët
profesionist dhe amator të ngarkojnë fotografi të monumenteve
kulturore në Wikimedia
Commons <https://commons.wikimedia.org/wiki/Main_Page>, të cilat nën
licencën e lirë krijojnë një burim të madh informacioni për kulturën dhe
historinë e vendit në internet.
Përgjatë tërë shtatorit kur mbahet Wiki Loves Monuments
<http://wikilovesmonuments.al/>, fotografët profesionist dhe amator ftohen
të ngarkojnë në Wikimedia Commons fotografi të monumenteve të Kosovës dhe
Shqipërisë. Fotografitë duhen të jenë të cilësisë së lartë dhe të ngarkuara
nga vetë autori. Përparsi do të kenë objektet jo mirë të mbuluara me
fotografi në Wikimedia Commons dhe fotografitë me teknika të reja si pamje
nga droni, panorama, pamjet e brendshme të objekteve etj.
Fotografitë e secilit vend do të vlersohen nga juria profesionale, nga e
cila 3 fotografitë më të mirat do marrin shpërblime, ndërsa 10 më të mirat
do të nominohen për garën ndërkombëtare të Wiki Loves Monuments bashkë me
mbi 50 shtete.
Wiki Loves Monuments ka për qëllim pasurimin e Wikipedias, njëkosisht
internetit me informacion për trashigiminë kulturore të Kosovës
<https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WLM_2018_Lista_Kosov%C3%AB>dhe
Shqipërisë
<https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_Monumenteve_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri>. Si
një relikë e së kaluarës, trashëgimia zhvillohet nëpërmjet bashkëveprimit
tonë me të, dhe si e tillë ka rol shumë të rëndsishëm për ndërtimin e së
ardhmës. Trashëgimia kulturore ka vlerë të madhe për individët, komunitetin
dhe shoqerinë që të mbrohet dhe të përcjellet në mes gjeneratash.
Kosova si një shtet i ri, ka nevojë për promovimin e trashigimisë kulturore
në shoqëri, si pikë shtyse dhe inspiruese për zhvillimin e identitetit kombë
tar.
Shqipëria, një vend me një trashëgimi kulturore të pasur, si dhe me një
potencial të madh për zhvillim të turizimit, mund ta përdor të kaluarën e
pasur kulturore duke e mbrojtur dhe promovuar atë, për të ndërtuar një të
ardhme të zhvilluar.
Wiki Loves Monuments organizohet nga Grupi i Përdoruesve të Wikimedias në
Gjuhën Shqipe
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group>
dhe mbështetet nga Fondacioni Wikimedia, FLOSSK, IPKO Foundation dhe
Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Për më shumë rreth garës:
-
Wiki Loves Monuments Kosovë & Shqipëri <http://wikilovesmonuments.al/>
-
WoALUG në Facebook
<https://www.facebook.com/SQWikimediansUG/?fb_dtsg_ag=Adx3jN-o90hwsrJKtETDLK…>
-
Sesioni informues do të mbahen më 18 shtator online
Për cdo pyetje që mund të keni na kontaktoni këtu ne mailing list që
konkurentet e tjerë ose te interesuar që mund te kenë të njejtën pyetje si
ju të informohen me shpejt.
Por nesë ndiheni me rehat të na kontaktoni personalisht, ju lutemi na
dergoni një email tek sqwikimediansug(a)gmail.com.
Faleminderit,
Greta
Përshëndetje,
Anëtarë të Wikimedia Community User Group Albania
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania> po
punojmë mbi një projekt GLAM, për të cilin jemi në proces firmosjeje MoU.
Projekti do vendoset në zbatim gjatë muajve në vijim duke nisur nga
shtatori. Për të patur akoma më tepër përfshirje për krijimin e artikujve
rreth projektit kemi menduar qëtë vendosim një banner në SQ Wikipedia gjatë
muajve shtator 2018 - nëntor 2018. Doja të pyesja, cilat janë rregullat për
vendosjen e një banner-i? Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një projekt që
të mund të vendoset si banner si dhe ndonjë faqe ku mund të jenë publikuar
hapat që ndiqen për këtë proces.
Faleminderit,
*---Redon Skikuli*
*Wikimedia Community User Group Albania
<https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania>*