Kam iniciuar shume takime fizike dhe gjithmone situata kthehet ne te njejten pike. Eshte rreth vicioz tashme dhe ndjej qe deshira per te gjetur nje zgjidhje/kompromis nuk eshte reciproke. Personalisht me pelqen me shume ti zgjidh problematikat kur ekzistojne sesa te fus koken ne rere.
Ajo qe me bindi te mos angazhohem me ne UG eshte fakti qe struktura qe une kam ne koke per ta zhvilluar shume komunitetit (qe te mos jemi 5 persona aktive por 50) ose nuk kuptohet (sepse ndoshta une nuk e sqaroj mire se sepse nuk kuptohet, ose ndoshta sepse nuk na pelqejne ndryshimet) ose konsiderohet si dicka qe une insistoj per ego. Jam munduar shume here (dhe ne OSCAL) ta shpjegoj, por pa rezultat. Pas nje periudhe relativsht te gjate kjo situate te ben te ndjehesh qe ti je pengese per grupin dhe do ishte mire qe te lesh grupin te vazhdoje me rutinen aktule pasi ndoshta ashtu ndjehemi te gjithe me mire.
Vizioni qe kam eshte qe te 'bejme namin' (qe ta shpjegoj ne menyre popullore) dhe jo gjera sporadike te drejtuara nga entusiazmi. Ndoshta e kam ngaqe me pelqen shahu. Gjithsesi mendoj qe do jete me mire keshtu.