Pershendetje,

Gjate Wikimani-se 2016 pata mundesine te takoja shume antare te projekteve te Wikimedias qe meren kryesisht me problemet e hendekut gjinore ne Wikimedia. Gjate eventit te Women is Red, nder iniciativat e para qe jane mare me shkrimin e artikujve rreth grave/vajzave ne Wikipedia, u diskutua sesi grupet si Women in Red te ndihmojne komunitetet e tjera me te vogla me ceshtjet e hendekut gjinor ne Wikipedia. Duke qene se ne Open Labs qe para se te aplikonim per UG, kemi organizuar evente rreth hendekur gjinor ne Wikipedia, dhe qe te vazhdojme me seriozisht rreth kesaj ceshtje dhe me UG, krijova faqen: Wikipedia:WikiProjekt_Gratë. Teksti eshte i pershtatur nga projektet ne gjuhen spanjolle dhe angleze. Ka akoma informacion qe mund te shtohet, sidomos tek seksioni i rregullave dhe guides. Kush qe do te perfshihet eshte i mirepritur, por projekti ka per qellim tema qe perfshijne biografi te vajzave "te famshme" apo tema qe i perkasin probleme si shendetit te vajzave etj. Kushdo mund te shkruaj rreth ketyre temave.

Kushdo qe ka dicka per te shtuar ju lutemi shkruani tek faqja e diskutimeve te projektit. 

Nese keni pyetje me thoni,
Faleminderit,
Greta