Faleminderit Liridon per punen e madhe qe po ben.

Per informim, ne fillim te nentorit kemi parapa nje vikend editathon ne Prishtine me kete material si pjese e Wiki Loves Monuments.

Arianiti



2016-08-19 22:01 GMT+02:00 Liridon Selmani <liridon.selmani@hotmail.com>:
Përshëndetje,

Nga sot, deri në fund të shtatorit do të krijoj rreth 1000 artikuj për monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Gjithë procesi do kryhet në mënyrë automatike dhe çdo ditë do krijohen rreth ~30 artikuj, me të dhëna nga lista zyrtare (pdf, wiki) [1][2].

Disa nga detyrat ku ju mund të ndihmoni janë: 
1. Emërtimin, pasi që një pjesë e madhe e këtyre monumenteve nuk kanë emërtime të përshtatura për Wikipedian shqip, do duhet të ridrejtohen deri tek emërtimi i duhur.
-- Emërtime të përgjithshme - shembull artikulli "Fortifikim parahistorik" që ndodhet në Deçan, dhe që duhet të ridrejtohet në  "Fortifikimi parahistorik (Deçan)".
-- Gabime teknike - me hapësira ose karaktere tjera të panevojshme, p.sh. "Shtëpi me mur guri në Seçishtë  - ( Shefki Shkretës )" ->"Shtëpi me mur guri në Seçishtë (Shefki Shkretës)"
-- Emërtime të gjata - emërtimet duhet të specifikojnë një monument, por ka dhe raste kur janë shpjegime të tepërta, psh "Kisha e Shën Ilisë me 11 ikona në Llokvicë" -> "Kisha e Shën Ilisë (Llokvicë)"

2. Disa prej monumenteve të rëndësishme aktualisht janë artikuj në Wikipedia por me emërtime të tjera. Gjetja e atyre që krijohen për së dyti, bashkimi me origjinalin, është një ndihmë e madhe.

3. Të gjithë artikujt do të krijohen si Cung. Ju mund të ndihmoni në zgjerimin e tyre me të dhënat që janë në dispozicion në "Databazën e trashëgimisë kulturore" [3].

4. Gjeo-lokacioni

Nëse nuk mund të ndiqni ndryshimet e fundit, këto artikuj janë të kategorizuara në kategorinë Trashëgimi kulturore në Kosovë [4][5].

Linqet:

___

Liridon S.



_______________________________________________
General mailing list
General@lists.flossk.org
https://lists.flossk.org/cgi-bin/mailman/listinfo/general